Al Hilal njoftoi marrëveshjen me e ish-trajnerit të Interit, Simone Inzaghi, me një seri postimesh në profilet e tyre në rrjetet sociale.
“Gjeniu italian është këtu. Mirë se vini, Simone Inzaghi”, shkroi klubi saudit, i cili e shoqëroi njoftimin me një video të fjalëve të para të trajnerit 49-vjeçar: “Unë jam Simone Inzaghi dhe sot fillon historia ime e re me Al Hilal”, tha ish-trajneri i Lazios dhe Interit.
Megjithatë, në videon promovuese, Al Hilal bëri një gabim të bujshëm: ndërsa Simone Inzaghi është në skenë, dëgjohet një koment audio që komenton golin e Inzaghit, por në fakt është goli i Pipos, të cilin ai e shënoi në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2007 midis Milanit dhe Liverpoolit.
/GazetaBlic Sport


