Analisti politik, Gazmir Raci thotë se të dyja videot e fundit të publikuara nga VV-ja janë të panevojshme.
Në një prononcim për GazetaBlic, Raci thotë se është koha që Qeveria Kurti të punojë dhe jo të merret me akuza.
“Të dyja videot e publikuara nga VetëVendosje kanë qenë të panevojshme. Janë bërë një vit e gjysmë, që Qeveria Kurti është në pushtet dhe tani është koha për punë e jo për akuza”, tha Raci.
Sipas Racit, nuk është koha me polarizu skenën politike sepse do të ketë ndikim edhe në dialogun me Serbinë.
“Nuk është koha me polarizu skenën politike për shkak që jemi në dialog me Serbinë, dhe jemi në rrethana të reja gjeopolitike të luftës në Ukrainë”.
“Këto janë disa nga arsyet që të kemi kujdes, në betejat tona të brendshme politike të cilat mund të kenë efekt në prezencën e Kosovës tek institucioner ndërkombëtare”, përfundon Raci.


