Showtime

Akuzohet reperi i njohur shqiptar, kjo është arsyeja

12/23/2021 11:28
nga:Donika Fetahu

Departamenti i krimeve të rënda ngritur një aktakuzë ndaj reperit të njohur, bëhet fjalë për Butën, i cili momentalisht po përballet me organet e rendit.

Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Ferizajt i ngriti reperit muajin e kaluar një aktakuzë për “mbajtje të paautorizuar të armëve”, përcjell GazetaBlic.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me datë 24 Nëntor 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”,
ka thënë një zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka thënë për Paparacin.

Pasi që prokurorët fyheshin brutalisht në këngët e tij,  dhe po e ndjekin penalisht reperin për një vepër penale që, sipas Kodit Penal, mund të sanksionohet deri në pesë vjet burgim.

“Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet”,  neni 366, sipas Kodit Penal./GazetaBlic/