Sporti

Akuzoheshin për korrupsion, Blatter dhe Platini lirohen nga akuzat

03/25/2025 12:34
nga:Lorik J

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, u liruan të dy nga akuzat për korrupsion nga një gjykatë zvicerane të martën.

Dyshja, dikur ndër figurat më të fuqishme në futbollin global, u pastruan nga keqmenaxhimi i mashtrimit në dhomën e jashtëzakonshme të apelit të Gjykatës Penale Zvicerane pranë Bazelit.

Sipas asaj që raporton Guardian, seanca u zhvillua pasi prokurorët federalë zviceranë apeluan kundër lirimit të tyre të vitit 2022 në një gjykatë më të ulët.

Të dy ata i kishin mohuar akuzat, të cilat kishin të bënin me një pagesë prej 2 milionë frangash zvicerane të bëra nga Platini në vitin 2011.