Lajme

Akuzoheshin për grabitje të armatosur, arrestohen dy persona

08/26/2021 22:12
nga:M K

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë të dyshuar për grabitje të armatosur.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur me datën 23 gusht 2021 në Fushë Kosovë, saktësisht në një pompë derivatesh.

“Progresi i hetimit policor për këtë rast ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar: A. A, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe P. O, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës , për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rastin e grabitjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në koordinim më prokurorin, hetuesit policor kanë kryer edhe bastisje në dy lokacione, ku kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë një sasi të substancës narkotike, e llojit marihuanë.

Personat e dyshuar me vendimin e prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.