Sporti

Akuzohen për mashtrim dhe vepra të tjera, Blatter dhe Platini përfundojnë në gjykatë!

11/02/2021 16:33
nga:Lorik J

Ish presidenti i FIFA, Sepp Blater dhe ish presidenti i UEFA’s, Michel Platini janë akuzuar për mashtrim dhe vepra të tjera nga prokurorët zviceranë të martën pas një hetimi gjashtë-vjeçar për një pagesë të diskutueshme prej 2 milionë dollarëshe.

85-vjeçari, Blatter dhe 66-vjeçari, Platini tani do të përballen me një gjyq brenda disa muajsh në gjykatën penale federale në Bellinzona, Zvicër, njoftojnë mediat ndërkombëtare, përcjell GazetaBlic Sport.

“Kjo pagesë dëmtoi asetet e FIFA-s dhe pasuroi Platinin në mënyrë të paligjshme”, kanë deklaruar prokurorët zviceranë.

Ky rast ka filluar në vitin 2015, por dihet se rastet në gjykatat zvicerane shpesh kërkojnë vite të tëra për të arritur në një vendim final.

/GazetaBlic Sport