Dëshmitari i radhës në rastin e ish-krerëve të UÇK-së është i nacionalitetit serb.
Ai më parë ka dëshmuar edhe në rastin e Latif Gashit.
Ajo çfarë lë përshtypje është fakti se dëshmitari thotë se i kishte sytë e mbyllur por që mendon se Latif Gashi ka dhënë urdhërin për rrahje ndaj tij dhe vrasjen e disa personave të tjerë, sado që thotë se asnjëherë s’e ka parë duke e rrahur. Madje, thotë se bisedat që folshin aty ia përkthenin të tjerët.
Ai thotë se Gashi e ka rrahur edhe e ka sharë duke e theksuar nacionalitetin e tij.
Prokuroria: Ju vet se dëgjuat Latif Gashin duke dhënë urdhër për civilët?
Dëshmitari: Unë aty nuk e kam kuptuar se çfarë urdhëri iu dha. Por këtë ma përktheu Syleviqi që tha se po i dërgojnë për të hapur bunker. Unë e Berisha ishim të hapur dhe s’ishum në gjendje të shkonim. Edhe Sinan Berisha më tha të njëjtën gjë se civilët u morën u dërguan në mal për të hapur në bunker.
Prokuroria: Ishte në prani tuajën kjo?
Avokati: Është pyetje orientues!
Gjykatësi: Refuzohet kundërshtimi!
Dëshmitari: Ndodhi në të njëjtën dhomë ku ishim të shtrirë ne. Aty u dhanë urdhërat.
Prokurori: Në dëshminë tuaj 2003, 2009 ju keni thënë se Latif Gashi iu ka rrahur edhe ju?
Dëshmitari: Është e saktë që ai ka dhënë urdhër për të më rrahur, por unë i kam pasur sytë e mbyllur. Andaj ka dy versione, mund të ketë dhënë urdhër, ose edhe të më këtë dhënë vet urdhër. Më 29 gusht ai ishte përfshirë në rrahjen time dhe Berishës. Ne u rrahëm aq shumë sa që mendoj se ai ishte i përfshirë
Prokurori: A e keni dëgjuar Latif Gashin duke dhënë urdhër për rrahjen tuaj?
Dëshmitari: Jo. Ata thjesht hynë në dhomë unë isha shtritë, s’mund të qëndroja në këmbë. Filluan të më godisnin mbrapa me shkop gome. Por e kam dëgjuar zërin e Latif Gashit dhe nuk e kam kuptuar se çfarë ka thënë se nuk flas shqip. E di që një person erdhi dhe tha se ma lini këtë, t’ia q* nënën serbit.
Prokuroria: A e keni dëgjuar Latif Gashin duke dhënë urdhra për t’iu vrarë?
Dëshmitari: Sigurisht që ka dhënë. Ne ishim bashkë me Osmanin.


