Lajme

Akuzat për projektin milionësh, reagon Hykmete Bajrami: Mos manipuloni

11/18/2024 14:48
nga:G C

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka ngritur pyetje lidhur me projektin prej 5.6 milionë euro për platformën e digjitalizimit të arsimit në Kosovë, e cila, sipas tij, nuk është funksionale dhe nuk gjendet askund.Kelmendi në një postim në Facebook, ka pyetur ish-ministren Hykmete Bajrami se ku është avulluar ky projekt milionësh, raporton GazetaBlic.

Deputetja e LDK-së përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se për këtë duhet pytur Arben Vitia dhe Jusuf Thaçi.

“Hykmete ku është paswordi?” – Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro

Tutje, Bajrami thekson se në lidhje me këtë projekt është deklaruar më 9 prill 2020.

E plotë:

Manipulanta,
Pyeteni Jusuf Thaçin për këtë projekt të vitit 2014-2017.
Pyeteni Arben Vitinë si e ka ditë ai për këtë projekt dhe lidhjen e tij me Bekim Kasumin, që e ka implementu këtë projekt.
Unë në MASHT kam qënë ministre 4 muaj dhe e kam ndalu fazën e dytë të këtij projekti.
Për projektin unë jam deklaru, shih artikullin në Kallxo.com të datës 9 prill 2020.