Lajme

Akuzat për mosrealizim të premtimeve, Bedri Hamza i kthehet Faruk Mujkës së VV-së: Po flet paushall

04/28/2025 12:46
nga:G B

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka pasur një përplasje verbale me një asamblist të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë mbledhjes së sotme të Kuvendit Komunal.

Gjatë diskutimeve, asamblisti i VV-së e akuzoi Hamzën për mosrealizim të disa prej premtimeve të bëra gjatë fushatës zgjedhore, transmeton Klankosova.tv.

Në reagim ndaj këtyre kritikave, Hamza iu drejtua Mujkës duke i thënë:

“Asnjëherë, asnji njerit, pa fakte, nuk i kom thonë e ke bo, e s’e ke bo. Po flet paushall, politikisht”.