Lajme

Akuza të forta për Kurtin nga LDK-ja: Në kohë krize, po merret me çështjet e brendshme të Shqipërisë

04/10/2021 20:39
nga:M K

Nënkryetarja e re e LDK-së është shfaqur në publik pas disa kohësh që nuk komentoi asnjë zhvillim politik, pavarësisht se partia asaj ia besoi një post të rëndësishëm.

Ajo ka kritikuar kryeministrin aktual, Albin Kurti se në kohë krize ekonomike e sociale, në vend se të dalë me një strategji të re për tejkalimin e kësaj situate, po merret me çështjet e brendshme të Shqipërisë.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo këtë e ka quajtur absurditet dhe veprim të paprecedent.

Postimi i plotë:

Në kohë krize ekonomike, sociale e të pandemisë në vend se të dalë me një strategji për tejkalimin e kësaj situate, Kryeministri Kurti merret me çështjet e brendshme të Shqipërisë duke favorizuar kandidatë për deputetë! Absurditet e veprim i paprecendent

LEXO EDHE:

PSD’ja i reagon VV’së: Këta që na mbyllën, tash po bëjnë ekskursione në Shqipëri