Si të mos mjaftojë eliminimi me Dinamo Zagreb nga “play-off” i Champions League, pas humbjes 3-1 nga Viking në transfertë, Arbër Hoxha i duhet të përballet me një tjetër çështje.
Siç raportojnë mediat norvegjeze, shkruhet se sulmuesi i Shqipërisë akuzohet për racizëm në fushë ndaj lojtarit të Viking, Tobias Moi.
Bëhet fjalë për një fërkim mes dy lojtarëve, shqiptarit dhe norvegjezit e ku thuhet se ka patur një fjalë raciste në një shkëmbim verbal mes tyre. Vetë klubi i Viking ka dalë me një komunikatë zyrtare ku shkruhet ndër të tjera se UEFA është vënë në dijeni me atë se çfarë i ka ndodhur lojtarit të tyre.
NJOFTIMI I VIKING:
“Përfaqësuesit e UEFAs mbajtën një takim të menjëhershëm me Tobias Moi pas incidentit të ndodhur. Jemi në procesin për t’i dhënë informacionet e nevojshme UEFA-s për procedura të mëtejshme. Klubi ynë është kategorikisht kundër çdo diskriminimi dhe racizmi. Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë në futboll. E kemi marrë seriozisht atë se çfarë ka përjetuar Tobias. Deri në këto çaste po ecet me investigimin dhe as ne dhe as Tobias nuk do të dalim me një njoftim të mëtejshëm”.


