Gjyqtarja e qarkut amerikan Jennifer Dorsey ka hequr dorë nga akuza për përdhunim kundër Cristiano Ronaldos, të paraqitur nga Kathryn Mayorga, e cila pretendonte se ishte përdhunuar nga portugezi në Las Vegas në vitin 2009.
Sipas informacioneve të siguruara nga Sky Sports, vendimi synonte të dënonte Leslie Mark Stovall, avokatin e viktimës së dyshuar, për “sjellje në keqbesim” dhe përvetësim të paligjshëm të dokumenteve konfidenciale, të cilat do të kishin kontaminuar çështjen, përtcjell GazetaBlic Sport.
Kujtojmë se ish-modelja amerikane pranoi një marrëveshje konfidenciale, në vlerën 340 mijë euro, në gusht të vitit 2010, por vite më vonë u lajmërua në gjykatë, duke pretenduar se ishte detyruar për të nënshkruar këtë marrëveshje dhe duke kërkuar dëmshpërblim prej 65. milionë euro.


