Lajme

Akuza e kundërakuza për çështjen e të burgosurve në Kumanovë, vjen reagimi nga OVL-UÇK

11/19/2021 18:31
nga:M K

Një debat parlamentar mes Blerta Deliut të PDK-së e Albulena Haxhiut të VV-së ka ngjallur një debat tjetër.

Kodra-Deliu e quajti terrorist, Komandant “Malishevën”, njëherit kunati i ministres aktuale të drejtësisë, përcjell GazetaBlic.

Blerta Deliu e quajti terrorist sot në Kuvend, Komandant “Malisheva” flet nga burgu

Përderisa foli edhe vet Muhedin Krasniqi, tani ka ardhur edhe reagimi i Faton Klinakut, sekretar në OVL-UÇK, respektivisht ushtrues detyre i kryetarit.

Ai ka thënë se deputetët nuk duhet ta luajnë rolin e prokurorit, andaj të kërkojnë falje për çdo lëshim.

Ne si Organizata të dala nga lufta e UÇK-së, dëshmorët e rënë në Kumavonë i kemi varrosur në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë. Për ne, luftëtarët e burgosur atje janë çlirimtarë e Maqedonia pushtues i trojeve tona. Akuza dhe kundërakuza ka pasur nga eksponentët e të gjitha partive politike në Kuvend, të cilët e kanë luajtur rolin e prokurorit, aq më keq të quhet dikush kriminel apo terroristë kur gjyqet janë të huaja e jo të popullit tonë, qoftë në Hagë, Maqedoni e gjetiu dhe duhet që secili prej tyre të kërkoj falje për këtë.

/GazetaBlic/