Showtime

Aktorja shqiptare “ironizoi” me Arjola Demirin, reagon ashpër motra e saj

12/16/2021 21:53
nga:Donika Fetahu

Renada Daci ka bërë disa deklarime lidhur me Arjola Demirin për mënyren e qëndrimit të saj në shtëpi dhe zënkat me Donaldin dhe Beatrix.

Me disa postime në rrjete sociale, ajo ka mbështetur dyshen.Edhe pse luajnë së bashku në komedinë “Portokalli”, Daci nuk i ka dalur në mbështetje kolegës së saj.

Në vazhdimësi të ngjarjeve, ka reaguar edhe motra e Arjola Demirit e cila ka ironizuar keq me aktoren.Krahas një fotoje të Ursulës, “shtrigës” tek filmi vizatimor Ariel, ajo e ka quajtur Renadën “shëmtaraqe të vogël” dhe “xheloze mediokër”.

Tutje, Elisa e ka shprehur edhe një herë krenarinë për motrën e saj, të cilën e quan “luaneshë”.

Ndryshe, Arjola Demiri po e vazhdon lojën e saj brenda shtëpisë e cila edhe po shihet e acaruar kohët e fundit me disa nga banorët.