Aktorja kosovare, Arbnora Ademaj është duke zhvilluar karrierën e saj në Turqi.
Nga atje u bë shumë e dashur për publikun por vizitat në Kosovë e Shqipëri janë të shpeshta, shkruan GazetaBlic.

Krahas karrierës së suksesshme, Arbnora është shumë aktive edhe në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga profesioni dhe përditshmëria e saj.
Së fundi, ajo ka postuar një fotografi në rrjetet sociale ku shihet duke vozitur veturë luksoze, ‘Bentley’.

Një numër i madh fansash pëlqyen dhe e komentuan këtë imazh të aktores./GazetaBlic/


