Showtime

Fiona Gllavica kujton nënën e ndjerë me një dedikim prekës

02/09/2022 10:49
nga:Donika Fetahu

Aktorja e njohur kosovare Fiona Gllavica, kësaj here ka bërë një dedikim tejet emocional për nënën e saj të ndjerë.

Postimet për nënën e saj nuk janë aspak të pakta në llogarinë e saj, shkruan GazetaBlic.

Sot në përvjetorin e tetë të vdekjes së nënës së saj, Fiona ka ndarë një dedikim shumë prekës ku i ka bashkangjitur edhe një fotografi ku shihet nëna e saj në moshë të re.

“Përkujtim prej zemre.
Koha i ka bë vend viteve, fjalët s’dijnë ta përshkrujnë e as lotët s’dijnë të qajnë më pikëllimin për ty nanë. Por, kujtimi e fotografia jote në ngjarjen tonë është sa vet jeta. Ti je gjithku, në çdo prezencë, festë, darkë, buzëqeshje, përqafim, lutje.
Kemi mësuar që mungesa nuk e zbeh shenjtërimin e nanës, ajo e ka muros përjetësisht ndriçimin e saj në orët tona. Edhe drita ia kishte zili.
Gjithë këto emocione: pranvera e pas dimrit, rrezja e parë e diellit që hy në dhomën e fēmijës të posalindur, fruti i parë i pjekur, loja e parë para publikut, puthja e parë e dashnisë, por asgjë më të bukur e më të ndjeshëm se përqafimi i nanës s’paska pas.
Të kërkojmë ne cdo cepë, skaj, dhomë, park me lule , në ujë , në qiellë.. Por, vazhdojmë të të gjejmë vetëm kur mbyllim sytë.
Pusho e qetë mbi re!
Të duam përgjithmonë,
2920D”,
ka qenë mbishkrimi i fotos./GazetaBlic/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fiona Gllavica (@fionagllavica)