Cult

Aktorja e njohur turke shpallet gruaja më e bukur në botë për vitin 2021

09/29/2021 09:17
nga:G C

Sipas një sondazhi të bërë pak ditë më parë në revistën britanike “Glamour UK”, aktorja e njohur turke, Hande Erçel, ka rezultuar gruaja më e bukur në botë për vitin 2021.

Në fillim, revista vuri në dukje se ylli i “Dashuria është në ajër” ishte pjesë e listës së “100 fytyrave më të bukura të vitit” dhe më pas ka komunikuar që aktorja e njohur për rolin e Edës ka marrë vendin e parë edhe një vit më parë. Pra, kjo është e dyta herë që shpallet aktorja më e bukur.

Sipas “Glamour UK”, kurorëzimi i aktores 27 -vjeçare si gruaja më e bukur në botë ka bërë bujë edhe në rrjetet sociale.

Ndonëse një pjesë e mirë e ndjekësve e kanë mbështetur përzgjedhjen e “Glamour UK”, rrjeti ka edhe një pjesë të konsiderueshme që mendon se bukuria e aktores ka ardhur edhe si rezultat i disa ndërhyrjeve estetike që ajo ka bërë kohët e fundit.

Megjithatë, pas këtij çmimi të shpallur nga “Glamour UK”, përdoruesit e mediave sociale dhe shumë prej faqeve të njohura të internetit kanë shprehur kureshtjen për të mësuar sekretin e bukurisë së Erçel.

Kështu, u mësua se aktorja turke ndjek një rutinë të veçantë të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës, siç është pirja e një sasie të madhe uji gjatë ditës, për të ruajtur shkëlqimin e lëkurës dhe për ta pasur atë gjithmonë të hidratuar.

Shumë ndjekës gjithashtu vunë në dukje se Hande e fillon ditën me stërvitje, duke u nisur edhe nga postimet e shumta që aktorja ndan në mediat sociale.

Blogu “Lets Hang Here”, me profil lifestyle-n, ka shpjeguar se Hande Erçel ha shëndetshëm, përdor pastrues fytyre çdo natë, pastron lëkurën e vdekur çdo ditë përmes maskave të ndryshme, por edhe e hidraton lëkurën me ujë trëndafili. Ky i fundit, përveç që ndihmon lëkurën në heqjen e papastërtive dhe njollave, i jep shkëlqim lëkurës dhe e freskon atë.

Sa i përket partnerit të Hande Erçel, Kerem Bürsin, vitin e kaluar u rendit i 38 -ti në listën e burrave në “Golden Face Line Actor”.