Showtime

Aktorja e njohur turke i jep fund beqarisë

06/28/2022 11:25
nga:G B

Aktorja e njohur turke, Demet Ozdemir është fejuar me partnerin e saj, këngëtarin Oguzhan Koç. Çifti ka mbajtur një ceremoni fejese me njerëzit e tyre të dashur.

Demet kishte veshur një fustan të gjatë rozë dhe dukej shumë elegante, ndërsa flokët i kishte lidhur dhe kishte vendosur një makeup shumë të lehtë.

Fotot nga ceremonia janë shpërndarë menjëherë në rrjete sociale dhe të gjithë kanë nisur me urime për çiftin e ri.

Në festën pas ceremonisë, Demet veshi një fustan të bardhë të shkurtër.

Demet dhe Oguzhan kanë 2 vite së bashku.

Demet u bë e njohur në Shqipëri me rolin e saj në serialin “Erkenci kus” ku luante krah Can Yaman teksa seriali i fundit ku e pamë ishte “Shtëpia ime, fati im”, në TV Klan.