Aktorja e njohur, Esther Acebo, e njohur për publikun si “Stockholm”, pjesë e serialit të famshëm spanjoll “La Casa De Papel”, ka bërë të ditur se është në pritje të një fëmije.
Ajo ka publikuar disa fotografi në profilin e saj në Instagram, ku ka shfaqur barkun e saj të rrumbullakosur dhe ka treguar se është në muajin e shtatë, shkruan GazetaBlic.
Pavarësisht fotove të shumta që ajo poston, jetën personale e ka mbajtur të fshehtë, indentiteti i babait të bebushit ende nuk është bërë publike nga aktorja./GazetaBlic/
View this post on Instagram


