Cult

Aktorja Anisa Ismaili shpërthen në lot derisa kujton bisedën e fundit mbrëmë me Burbuqe Berishën

10/28/2021 09:48
nga:G C

Mesditën e djeshme (e mërkurë) u nda nga jeta regjisorja e mirënjohur, Burbuqe Berisha.

Lajmi për vdekjen e filmbërëses ka tronditur mbarë komunitetin artistik, gjersa reagimet kanë qenë të shumta.

Aktorja Anisa Ismajli në një prononcim për medie ka shpërthyer në lot, derisa ka kujtuar bisedën e fundit mbrëmë tanimë me të ndjerën.

“E ka pasur një jetë të vështirë dhe ka menduar që do të mund të shkojë më shpejt në Gjermani për ta bërë transplantin, por ka rënë COVID-i dhe i ndryshoi planet. Por, është shumë interesant që Buqja deri në moment të fundit nuk është dorëzuar asnjëherë. Unë mbrëmë në orën 10:50 kam folur me të”, është shprehur Ismaili.

“Deri në momentin e fundit ka menduar për të tjerët, shumicën e punëve i ka bërë falas. Tash të flas për Buqen, duhet të flas për sukseset që ka arritur në jetë. Shumë punë që i kanë nisur i kanë mbetur në gjysmë. Nuk e di a do të mundemi ndonjëherë që t’ia kthejmë”, vazhdon më tej ajo.