Showtime

Aktori turk humb nënën, nuk mund ti ndal lotët gjatë varrimit

07/23/2024 15:20
nga:N K

Nëna e aktorit, Akin Akinozu, Ozlem Akinozu, e cila vdiq para disa ditësh, u varros dje.

Aktori i njohur turk nuk mundi t’i ndalte lotët dhe nuk largohej nga arkivoli i nënës, duke qarë vazhdimisht.

E ndjera ishte e sëmurë dhe po trajtohej për kancerin në një spital turk.

Akinozu postoi edhe një fotografi të nënës së tij të ndjerë në Instagram, duke shkruar:

“Kam humbur besimin, humba dashurinë pa kushte, humba pafajësinë time. Kam humbur shpresën time. Kam humbur qëllimin tim. Kam humbur rrugën. Kam humbur ëndrrat e mija. Që tani e tutje, jeta ime do të jetë gjithmonë e hidhur dhe e paplotë për mua. E vetmja gjë që ka mbetur është malli im i pafund për ty”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Akın Akınözü (@akinakinozu)