Aktori shqiptar Florim Alija ka arritur një ngritje të madhe në karrierën e tij.
Ai është bërë pjesë e filmit të Hollywoodit “John Wick 4”.
Alija do të luajë përkrah aktorit të famshëm Keanu Reeves.
Xhirimet e këtij filmi po zhvillohen në Berlin dhe aktori nga Kosova është pjesë e aktorëve të këtij filmi.
Lajmin e ka konfirmuar vet ai përmes rrjeteve sociale dhe shumë bashkëpunëtor të tij që e kanë uruar për suksese.

Ndryshe, aktori Alija është pjesë e serialit “Ich bin albaner”, që transmetohet në një nga televizionet tona, por që realizohet në Gjermani nga producenti dhe aktori, Kreshnik Ibrahimi.


