Cult

Aktori shqiptar kërkohet nga policia, sherr i madh për parking

05/14/2022 08:40
nga:G C

Aktori shqiptar, Ervin Doko është shpallur në kërkim pasi është përfshirë një ditë më parë në një konflikt me një person tjetër për një vend parkimi në Tiranë.

Abcnews.al mëson se sherri për vendin e parkimit mes aktorit dhe personit tjetër ka ndodhur në Bulevardin Migjeni.

Si pasojë e sherrit aktori 39-vjeçar e ka goditur me sende të forta 36-vjeçarin E. G.

Ervin Doko ka marrë pjesë në serialin “Hot” të producentit Ermal Mamaqi.