Showtime

Aktori kosovar protagonist i kampanjës së fundit të Louis Vuitton

12/07/2021 21:10
nga:Genita C

Brandi prestigjioz Louis Vuitton ka lansuar parfumin e ri “Spell on you”.

Sigurisht, produktit i ka paraprirë një kampanjë marketingu përmes një inserti të realizuar me aktoren e njohur franceze Léa Seydoux.

Seydoux prej kohësh është imazh i Louis Vuitton por lajmi nuk mbaron me kaq!

Pjesë e insertit si protagonist është edhe aktori i njohur kosovar Genc Jakupi.