Chance Perdomo, aktori i cili luajti në serialet televizive “Gen V” dhe “Chilling Adventures of Sabrina”, ka vdekur si pasojë e një aksidenti me motor në moshën 27-vjeçare.
Variety shkroi se vdekja u konfirmua dhe se autoritetet kanë njoftuar se nuk ka pasur persona të tjerë të përfshirë në aksident.
Përfaqësuesit e Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit nuk ishin në gjendje të konfirmonin nëse vdekja e Perdomos ndodhi në Los Angeles
Perdomo ishte i njohur për rolet e tij si Ambrose Spellman në “Chilling Adventures of Sabrina” të Netflix dhe Andre Anderson në serinë “The Boys”.