Showtime

Aktori i njohur vdes në moshën 52-vjeçare

06/10/2023 08:40
nga:Y I

Mike Batayeh, i njohur për rolin e menaxherit të një lavanderie të kthyer në laborator metamfetamine në serialin Breaking Bad, ka vdekur në moshën 52-vjeçare.

Familja e aktorit dhe komedianit i tha TMZ se Mike vdiq në shtëpinë e tij në Michigan pas një ataku kardiak.

Batayeh u shfaq në 3 episode të serialit dramatik Breaking Bad në 2011. Ai luante rolin e Dennis Markowski, menaxher i lavanderisë industriale “Lavandería Brillante”, ku zhvilloj një operacion masiv për prodhimin e lëndëve narkotike sintetike.

Gjatë karrierës së tij ai u shfaq në filma të shumtë, duke përfshirë American Dreamz dhe Detroit Unleaded, dhe në shfaqje televizive duke përfshirë The Bernie Mac Show dhe CSI: Miami./A2CNN