Cult

Aktori i njohur i Marvel paditet për sulm nga ish e dashura

03/20/2024 12:31
nga:N K

Aktori amerikan Jonathan Majors, i njohur për rolin e Kang në filmat e Marvel, është paditur nga ish e dashura e tij.

Grace Jabbari ngriti një padi civiletë martën në një gjykatë federale të Neë York-ut. Ajo pretendon se ishte viktimë e sulmit, shkaktimit të qëllimshëm emocional, ndjekjes penale me qëllim të keq dhe shpifjes, shkruan BBC.

Kjo padi vjen tre muaj pasi Major u dënua për sulm dhe ngacmim ndaj Jabbarit. Ai mund të përballet me një vit burg kur të dënohet në prill.

Dokumentet e gjykatës të dorëzuara të martën përmbajnë pretendime të mëtejshme, me Jabbari që pretendon se Majors e ka nënshtruar atë ndaj një “modeli të abuzimit të përhapur në familje që filloi në 2021 dhe zgjati deri në vitin 2023”.

Dokumentet detajojnë gjithashtu disa ndërveprime të dyshuara të dhunshme, si dhe “sulme verbale dhe zemërim të frikshëm”.