Aktori i njohur Chris North, i njohur nga “Sex and the city”, “The Equalizer”, është larguar nga puna pasi ndaj tij janë ngritur akuza për sulme seksuale.
67 vjeçari, “Chris Noth nuk do të xhirojë më episode të tjera të ‘The Equalizer’, në fuqi menjëherë” shkruan DailyMail.
Noth, 67 vjeç, u akuzua për përdhunim nga dy gra, të cilat të dyja kanë ndarë detaje të sulmeve të tyre për mediumin The Hollywood Reporte, me njërën prej grave që tha se ishte vetëm 22 vjeçe kur Noth, atëherë 49 vjeç, e sulmoi seksualisht.
Gratë të cilat e akuzuan pretendojnë se sulmet ndodhën në një nga shtëpitë e Noth-it, pasi aktori i kishte ftuar ato.
North mohoi me forcë çdo akuzë se i kishte sulmuar seksualisht.
“Akuzat kundër meje të bëra nga individë që kam takuar ndër vite, madje edhe dekada më parë janë kategorikisht të rreme”, tha North në deklaratën e tij.
Kjo çoi gjithashtu në humbjen e një marrëveshjeje prej 12 milionë dollarësh për të shitur markën e tij të tekilës.
Miku shtoi se të gjithë miqtë e Noth-it i qëndrojnë pranë dhe besojnë se akuzat nga të katër gratë janë të rreme.
“Ai është flirtues, por jo një dëshpërim. Ai nuk është Weinstein”, tha miku i tij i ngushtë.


