Lajme

“Aktivizohet” NATO

02/28/2022 14:10
nga:Gazeta Blic

Ndërsa takimi i negociatorëve të Ukrainës dhe Rusisë është duke u zhvilluar në Bjellorusi me ndërmjetësimin e kësaj të fundit, një dinamik tjetër koordinuese po zhvillohet mes aleatëve të NATO-së.

Shefi i NATO-së Jens Stoltenber njoftoj sot se ka zhvilluar biseda me presidentin e Lituanisë Gitanas Nauseda dhe Kryeministrin e Sllovënisë Janez Jansha.

“Bisedova me Presidentin e Lituanisë për pasojat e pushtimit të pamatur të Ukrainës nga Rusia. NATO ka rritur tashmë praninë tonë mbrojtëse në rajonin e Balltikut dhe është gati të bëjë më shumë. Ne do të mbrojmë çdo aleat dhe çdo centimetër të territorit aleat”, shkroi Stoltenberg.

Nga ana tjetër Stoltenberg shkroi se ka biseduar me kryeministrin slloven Jansha “Bisedova me kryeministrin Jansha, mbi pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe sigurinë evropiane. Sllovenia është një aleat i çmuar i NATO-s që jep kontribute të rëndësishme për vetëmbrojtjen e popullit ukrainas”, shkroi ai.

NATO dhe Bashkimi Evropian janë në kulmin e përpjekjeve koordinuese për të siguruar mbështetje për Ukrainën dhe sigurinë e përgjithshme të Evropës.