Shkrimtari serb, Vladimir Arsenijeviq ishte dëshmitar i sulmit ndaj aktivistes Aida Çoroviq, pasi ajo hodhi vezë mbi një mural me imazhin e kriminelit serb, Ratko Mlladiq në Beograd. Ajo u arrestua nga policië me rroba civile, shkruan Al Jazeera.
“I gjithë shteti i Serbisë, me fuqinë e tij, ka sulmuar një grua në vite, gjë që është anormale, dhe unë thjesht u përpoqa ta mbroj atë nga ata”, tha Arsenijeviq, shkruan gazeta serbe, Nova.
Ai e sheh si simbolik aktin e Aida Çoroviqit.
“Kur dikush hedh një vezë në një mural me imazhin e një krimineli lufte, është një akt simbolik. Është paradoksale që mblidhen kaq shumë forca policie për ta mbrojtur një art të rrugës, nëse mund të quhet kështu madje, dhe për t’i trajtuar në atë mënyrë njerëzit që përpiqen ta lënë një mesazh”, shpjegon ai.
Arsenijeviq thekson se është disfatë e një tjetër mënyre të menduari në Serbi, e cila shprehet kryesisht në Twitter.
“Kur duhet bërë diçka konkrete, kjo ndjenjë veprimi mungon. Është një përshkrim i realitetit tonë që mund të shihet aty për aty”, përfundon Arsenijeviq.
Pripadnici policije privode gospodju Aidu Corovic koja je dosla i gadjala mural na Vracaru jajima! pic.twitter.com/maUv2DSANx
— Marko M. Dragoslavic (@DragoslavicM) November 9, 2021