Aktivisti i VV-së, Ramiz Halilaj ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e partisë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se strukturat e SHIK-ut janë akomoduar në VV, duke shtuar se shtëpia e tij ka qenë bazë për partinë në Drenas, përcjell Gazeta Blic.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
E dhimbshme por e arriti pikun, pas sa e sa viteve aktivizëm i hershëm i Lëvizjes Vetëvendosje nga Drenasi, ka ardhur koha e respektimit të vetes sime, mosnënshtrimit ndaj ish strukturave të SHIK-ut të akomoduar në LVV.
Pra, atëherë kur nuk i priste askush në Drenicë, shtëpia ime ishte bazë, kur e morën pushtetin ata që më shanin e luftonin më larguan nga VV.
Nga sot më nuk do të jem pjesë e asnjë strukture të VV-së sepse jap dorëheqje nga gjitha strukturat.
Falwnderoj nga zemra bashkëfshatarët e mi nga Tërdeci i Drenicës që asnjëherë të vetme nuk më lanë vetëm, ishin në përkrahje të vazhdueshme timen.
Kohët e vështira isha i rëndësishëm për ta, në pushtet e komoditet i padëshirueshëm!
Faleminderit për këtë kthim, faleminderit por duhet ta respektoj vetën time!


