Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Petar Stano, në një konferencë për media të hënën në Bruksel, ka thënë se shtetet anëtare të BE-së presin nga Serbia “bashkëpunim të plotë dhe të pakushtëzuar” për zbardhjen e sulmit terrorist të 24 shtatorit, përndryshe do të ketë pasoja.
“Ajo që ka ndodhur më 24 shtator është shumë serioze. Kjo duhet të sqarohet plotësisht sepse do të ketë pasoja. Qëndrimi i BE-së është shumë i qartë: ne presim bashkëpunim të plotë dhe të pakushtëzuar nga Serbia që ky hetim të përfundojë së shpejti, kështu që ne të kemi një pasqyrë të qartë se çfarë ka ndodhur, pse ka ndodhur dhe kush ka marrë pjesë”.


