Sala Jashari ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se në ditët në vijim mund të shihen tentativa për interpretim të këtij vendimi nga politikanë, raporton GazetaBlic.
Si ndihmës-kryesuese e Kuvendit, ajo ka cituar disa pika kyçe nga aktgjykimi, të cilat theksojnë se procedura e votimit të fshehtë dhe ndërprerja e seancës nga Kryesuesi kanë shkelur Kushtetutën.
Ajo gjithashtu theksoi se zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve duhet të bëhet me votim të hapur brenda 30 ditëve.
Ky vendim, sipas Jasharit, rikthen zbatimin e Kushtetutës dhe ndalon manipulimet me procesin parlamentar.


