Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, pas vendimit të Kushtetueses, ka thënë se kthehemi në fillim, ku problemet politike kërkojnë pjekuri politike, raporton Gazeta Blic.
“Vendimi i Gjykata Kushtetuese te Kosovës duket si një kompromis klasik: krejt kanë të drejtë… dhe krejt e kanë shkelë Kushtetutën nga pak”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka shtuar se tani “mbetet me pa: 34 ditët në vijim a sjellin qartësi… apo vetëm interpretime më kreative?”
Postimi i tij i plotë:
Prap kthehemi te fillimi: problemet politike kërkojnë pjekuri politike. Gjykata mund të interpretojë, por nuk e zëvendëson vullnetin politik.
Vendimi i Gjykata Kushtetuese te Kosovës duket si një kompromis klasik: krejt kanë të drejtë… dhe krejt e kanë shkelë Kushtetutën nga pak. Një tekst që herë është i fortë, e herë lë hapësirë për interpretim.
Në fund, gjithçka kthehet te konsensusi për 80 deputetë, që nuk prodhohet me vendim, por me marrëveshje.
Tash mbetet me pa: 34 ditët në vijim a sjellin qartësi… apo vetëm interpretime më kreative?
P.S. Nëse procedura që ka fillu s’u sqaru, a vazhdon loja… apo fillon prej fillimit?


