Lajme

Aktakuzë për vrasjen e vitit 2015 në Prizren, Prokuroria Speciale akuzon një person

07/17/2026 15:52
nga:L J

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.P., për dy vepra penale vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Aktakuza thekson se më 7 shtator 2015, në Prizren, i pandehuri A.P., në bashkëkryerje me tashmë të dënuarin B.P, të shtyrë nga qëllimi për përfitm pasuror, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të H.M., F.M. dhe B.H.

Si pasojë e të shtënave, H.M. ka humbur jetën, F.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa B.H ka marrë lëndime të lehta.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se rasti i është përcjellë për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet në masën e paraburgimit.