Lajme

Aktakuzë për tregti të ndaluar dhe pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal

08/31/2021 10:55
nga:Q R

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një personi i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “Tregti e ndaluar” dhe “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”.

Këto aktakuza ngrihen ndaj të pandehurit me iniciale A.I.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet A.I. Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri me inicialet A.I., dyshohet se ka kryer veprat penale “Tregtia e ndaluar” lidhur me veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Pikë-kalimet kufitare, QKMK njofton për pritjet në dalje