Lajme

Aktakuzë ndaj zv/drejtorit të një shkolle në Malishevë për veprën penale sulm seksual

02/07/2022 14:16
nga:N M

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”, nga neni 229 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 3 nen paragrafin 3.10, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga kjo Prokurori.

Madje aty prokuroria ka dhënë detaje se si ka ndodhur rasti.

“Prokuroria njofton se, më 16 dhjetor 2021, në një shkollë fillore në Malishevë, i pandehuri A.K., në cilësi të zëvendës drejtorit të shkollës, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj e prek nxënësen, këtu të dëmtuarën-e mitur E.K. E njëjta pasi del nga salla e sportit dhe shkon në tualet, aty hynë i pandehuri dhe e mbyll derën, ku fillimisht i drejtohet të dëmtuarës me fjalë provokuese e më pas e prek me duar në pjesë të ndryshme të trupit, ku e dëmtuara është larguar e trishtuar dhe e frikësuar. Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri A.K., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë’, thuhet në njoftim.

Deputeti i VV-së me fjalë të rënda ndaj Arben Gashit: Ka shëndet të rënduar mental, bën mirë të trajtohet te ndonjë psikolog