Lajme

Aktakuzë ndaj Dhurata Hoxhës

07/07/2021 14:17
nga:Gazeta Blic

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve shtetëror.

Gazeta Blic merr vesh se aktakuzë është ngritur edhe ndaj ish- ministres, Dhurata Hoxha.

Sipas burimeve, ajo akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Mësohet se aktakuza ka të bëjë me angazhimin e një kompanie, e cila do të lobonte për idenë e shkëmbimit të territoreve.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura Dh.H., akuzohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet ndërkaq në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Njoftimi i plotë:

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Prishtinë, 07 korrik 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pran gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, kundër të pandehurve me inicialet Dh.H., F.M., D.Sh., K.C., N.O, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura Dh.H., akuzohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

I pandehuri me inicialet F.M., në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

Ndërkaq, i pandehuri me inicialet D.Sh., akuzohet se e ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së.

Gjithashtu, i pandehuri me inicialet K.C., akuzohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.
Po ashtu, i pandehuri me inicialet N.O., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së.