Veprimtari Uk Lushi, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në lidhje me proceset gjyqësore në Hagë.
Ky reagim vjen pas njoftimit për shtimin e një aktakuze ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi për pengim të drejtësisë, ndërsa ai ka katër vite që qëndron në paraburgim.
Lushi përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se rastet politike kundër presidentit Thaçi do të përfundojnë me turp si rastet politike kundër presidentit Trump.
Ndër të tjera ai thotë se Kuvendi i Kosovës e ka detyrim mbrojtjen e Thaçit dhe shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara ka humbur rastin e Jack Smith në gjykatore dhe tash po provon aktakuza dëshpëruese për të shpëtuar fytyrën.
Rastet politike kundër Presidentit Thaçi do të përfundojnë me turp si rastet politike kundër Presidentit Trump.
Ashtu si verdiktin për Presidentin Trump e dha populli i Amerikës, ashtu verdiktin për Presidentin Thaçi do ta japin Kuvendi dhe populli i Kosovës.
Prokurorja Kim Ëest do të përfundojë në koshin e plehërave juridike ku përfundoi Jack Smith.
Kuvendi i Kosovës e ka detyrim mbrojtjen e Presidentit të shtetit dhe shtetit të Kosovës.


