Lajme

Aktakuza e re kundër Krasniqit, Azemi i LDK-së: 37 milionëshi s’është veç shifër, është grabitje e xhepave të qytetarëve

12/30/2024 16:30
nga:N K

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi ka reaguar pas ngritjes të aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Kryeziut dhe dy të dyshuarve të tjerë.

Azemi, përmes reagimit në Facebook thotë se aktakuza e re ‘’ tregon hapur se keqqeverisja në sektorin energjetik ka arritur kulmin’’.

Sipas tij, dëmi prej 37 milionë euro që dyshohet se i është shkaktuar vendit si pasojë e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ‘’është një grabitje e xhepave të qytetarëve dhe një tjetër rast i paaftësisë qeverisëse’’.

Tutje thotë se kjo qeveri, që refuzon të japë përgjegjësi për skandalet e vazhdueshme në KEK, i ka lënë qytetarët në errësirë, me mungesë energjie dhe me fatura të shtrenjta.

Reagimi i plotë: