Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, së bashku me shqiptarët në Luginën e Preshevës kanë zhvilluar një aksion në stacionin policor dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc.
Në këtë aksion thirrja e tyre ishte “Alo Policia, Alo Prokuroria”, shkruan GazetaBlic.
Lutfiu për mes një postimi në Facebook, ka treguar se arsyja e realizimit të këtij aksioni kishte të bëj me një shqiptar të Bujanocit, i cili për një koment në njërën nga rrjetet sociale u dënua me qindra mijëra dinarë dhe me një muaj paraburgim.
Sipas tij, ky standard nuk vlejti kur një serb kërkoj zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH.
“Shqiptari u dënua me pretekstin e Intolerancës kombëtare, ndërsa ky standard nuk vlejti për zyrtaren policore nga Medvegja e cila na quajti minjë”, shkroi ai mes të tjerash.
Postimi i plotë: