Lajme

Aksioni në Ministrinë e Infrastrukturës, Policia jep detaje

06/12/2025 10:31
nga:G B

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka konfirmuar për Gazeta Blic aksionin e Policisë në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ai tha se hetimet po zhvillohen për keqpërdorim të detyrës.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, tha ai për Gazeta Blic.

 

Aksion në Ministrinë e Infrastrukturës, raportohet për tri zyrtare të arrestuara