Njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë zhvilluar veprime hetimore ndaj disa personave të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore farmaceutike.
Sipas Policisë, hetimet janë realizuar në disa lokacione, ku gjatë kontrolleve janë sekuestruar sasi e konsiderueshme e produkteve medicinale, regjistra të klientëve dhe shërbimeve të ofruara, si dhe pajisje elektronike përfshirë laptopë, njësi kompjuterike dhe DVR të kamerave të sigurisë.
Në cilësi të personave të dyshuar janë intervistuar njëmbëdhjetë (11) persona në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa katër (4) persona të tjerë janë ftuar për t’u paraqitur në organet e hetuesisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Njoftimi:
KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT ZYRTAR /USHTRIM I KUNDERLIGJSHEM I VEPRIMTARISË MJEKËSORE FARMACEUTIKE
Prishtinë / 17.12.2025 – 10:30. Njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me persona të dyshuar nën dyshimin për kryerje të aktiviteteve që ndërlidhen me veprimtarinë e ‘’Ushtrimit të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore farmaceutike’’. Lidhur me rastin janë realizuar urdhëresa për kontroll në disa lokacione ku gjatë kontrollit është sekuestruar sasi e konsiderueshme e produkteve medicinale, regjistra të ndryshëm të klientëve, dhe shërbimeve të ofruara dhe pajisje elektronike si llaptop, shtëpiza kompjuterike dhe DVR të kamerave. Në cilësi të personave të dyshuar janë intervistuar njëmbëdhjetë (11) persona në prani të avokatëve mbrojtës, kurse katër (4) personave të tjerë u është lënë ftesa për paraqitje në organet e hetuesisë. Me vendim te prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.


