Lajme

Aksioni kundër spiunazhit, Sveçla konfirmon arrestimin e një zyrtari policor

07/17/2025 11:33
nga:Y I

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka konfirmuar arrestimin e një zyrtari policor në aksionin kundër spiunazhit të zhvilluar sot te “Dheu i Bardhë”.

Sveçla për shkak të hetimeve nuk dha detaje tjera, por përgëzoi autoritetet për operacionin e zhvilluar.

“Kështu rritet besimi në organet e sigurisë”, deklaroi ai para nisjes së seancës së 48-të konstituive të Kuvendit.

Polici me grada bie në përgjime të AKI-së e PSRK-së duke çuar sekrete shtetërore te spiunët serbë