Kriminaliteti po goditet në çdo cep të vendit.
Kështu ka thënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas aksionit në veri të vendit, ku u gjetën armë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se autorët duhet të dënohen për të garantuar që drejtësia nuk e zhbën punën e madhe që po zhvillojnë organet e sigurisë.
Postimi i tij i plotë:
Sundim të ligjit dhe siguri për vendin e qytetarët. Kriminaliteti po goditet në çdo cep të vendit. Veprimtaria ilegale e zbuluar dhe kapur nga operacioni policor në Mitrovicë të veriut dhe Zveçan, tregon për tentativat për cenim të sigurisë që përballen me nivel të lartë profesionalizmi të Policisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë. Autorët duhet të dënohen për të garantuar që drejtësia nuk e zhbën punën e madhe që po zhvillojnë organet e sigurisë.


