Lajme

Aksioni i Prokurorisë në veri, Serbia: Hakmarrje e Kurtit ndaj popullatës serbe

10/19/2025 13:18
nga:Genita C

Prokuroria Speciale e Kosovës herët në mëngjes njoftoi për një aksion të gjerë në dy komuna veriore, Zveçan dhe Zubin Potok, ku ka kryer bastisje në nëntë lokacione.

Aksioni, siç njoftoi Prokuroria, ishte i ndërlidhur me disa vepra të rënda penale si “Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to”, “Vrasje të Rëndë” dhe “Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Zyra e ashtuquajtur për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, është deklaruar me një komunikatë për media për çka thanë se janë arrestuar shtatë serbë – ndonëse konfirmim zyrtar nga organet shtetërore të Kosovës ende nuk ka.

Zyra e Petar Petkoviqit e propagandoi për “hakmarrje të Albin Kurtit”.

Aksioni i Prokurorisë në veri, Elshani: Dy bastisje në Zveçan dhe shtatë në Zubin Potok