Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur sërish për aksionin e mbrëmshëm të njësive special në Veriun e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, çdo aksion në këtë pjesë të Kosovës duhet analizuar fije për pe dhe se aksione të tilla nuk duhet të lihen në gjysmë.
Haradinaj ka thënë se krahas kriminelëve në veri që dobësojnë shtetin e Kosovës, ajo po dobësohet edhe nga siç ka ka thënë ai të paditurut e praktikantët në Qeveri.
Reagimi I plotë:
Kosova nuk e ka komoditetin të bëjë eksperimente. Operacionet e sigurisë për shtrirjen e sovranitetit, duhet të studiohen, të analizohen e të shpjegohen mirë. Çdo veprim i lënë në gjysëm të rrugës, siç ishte ai i mbrëmshmi, është humbje për Kosovën.
Zbatimi i rendit dhe ligjit është i pa alternativë dhe duhet të bëhet në konsultim të ngushtë me aleatët e sigurisë.
Afati prej 30 ditësh për zbatimin e reciprocitetit duhet të shfrytëzohet me shumë seriozitet.
Shteti i Kosovës nuk dobësohet vetëm nga bandat kriminale në veri, por edhe nga të paditurit e praktikantët në qeveri.
Kushtetuta e vendit është më e fortë sesa kriminelët në veri, e të paditurit e praktikantët në qeveri.
Qeveri, nëse hala je qeveri, voto ligjet e forcoje Policinë, ligjn për paga dhe ligjet për sigurim shëndetësor e pensional. Nëse s’je qeveri, do të shihet me 31 gusht.


