Lajme

Aksion simbolik pas arsyetimit seksist të vendimit të Gjykatës së Gjilanit për rastin e 19-vjeçares

12/07/2021 09:27
nga:M K

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA do të organizojë aksion simbolik lidhur me aktgjykimin mbi rastin e një 19-vjeçareje në vitin 2012

Aksioni simbolik pritet të mbahet përpara objektit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga ora 12:00, shkruan lajmi.net.

E gjithë kjo vjen pas raportimit të “Betimit për Drejtësi” lidhur me një aktgjykim seksist të Gjykatës së Gjilanit për rastin e dhunimit ndaj një 19-vjeçare.

Sipas mediumit,viktima dyshohet se ishte dhunuar nga pesë persona në Gjilan, në lokacione të ndryshme. Pas paraqitjes së rastit në polici dhe trajtimit nga organet gjyqësore, Gjykata i kishte liruar të dyshuarit, duke u thënë se asokohe, 19-vjeçarja kishte pranuar me vetëdëshirë të udhëtonte me të akuzuarin e parë për në Gjilan.

“Duke pasur parasysh këtë sjellje të të dëmtuarës që me lehtësi ka pranuar të udhëtojë me taksi me të akuzuarin e parë për në Gjilan, jep të kuptojë logjikisht se e njëjta vërtetë ka pasur konflikt me familjen e saj për shkak të bredhjes së saj dhe shoqërimit me meshkuj. Të jesh në një hapësirë banimi me persona të ri, vetvetiu nënkupton se kjo e dëmtuar ka qenë e pajtimit që me ta edhe të lëshohet në aventura seksuale, duke përfshirë edhe të akuzuarin e parë i cili ka qenë me moshë më i shtyrë se e dëmtuara. Vërtetë e dëmtuara me shprehi vërtetë jo të mira sidomos në aspektin moral, ka shfrytëzuar rastin që të kalojë një kohë duke shuar edhe epshin seksual me të akuzuarit në fjalë”, thuhet në këtë aktgjykim.