Sporti

Aksion shembullor, West Ham barazon shifrat ndaj Liverpool

09/24/2023 16:13
nga:E K

“Çekanët” e West Ham kanë arritur të barazojnë shifrat ndaj Liverpool, në fundin e pjesës së parë, pas një aksioni shembullor, që ka lënë pa fjalë “të kuqtë” e Jurgen Klopp.

Gjithçka nis nga këmbët e “fantazistit”, Jarred Bowen dhe mbyllet po nga ky i fundit, teksa pas një krosimi fantastik të Coufal, dërgon me kokë topin në portën e Alisson. Rezultati shkon në 1 me 1.

VIDEO