Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit, shkruan Gazeta Blic.
Rastin për ‘Gazeta Blic’ e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të njoftoheni me informacione shtesë”, tha Krasniqi.
Merret vesh për 6 persona të arrestuar në një pompë derivatesh.
Gazeta Blic do ju mbajë të informuar lidhur me këtë ngjarje.
SHBA dhe BE mbështesin angazhimin e Kosovës për luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar